Kryeministri Rama mikpriti në zyrën e tij boksierin shqiptar të peshave të rënda, Nelson Hysa, pas mbrojtjes me sukses të titullit ËBO në përballjen me boksierin norvegjez Thomas Narmo. Gjatë takimit, Kryeministri Rama u interesua për ndeshjen dhe rrugëtimin e Hysës në ring, ndërsa kampioni shqiptar, sipas njoftimit të Kryeministrisë, tregoi për sfidën e zhvilluar pas 11 muajsh pa ndeshje, duke veçuar nivelin e lartë të kundërshtarit, i cili konsiderohej favorit për fitimin e titullit.