12 maji do të gjejë kryeministrin Edi Rama në Athinë, ku do të nisë takimet me diasporën në kuadër të procesi të rienergjizimit të Partisë Socialiste. Datën e konfirmoi vetë Rama në një postim në rrjetet sociale. “Mirëmëngjes dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë Krenar për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë.”