Top News -Rama mbledh drejtuesit e qarqeve. ‘Jemi në luftë digjitale! Më shumë angazhim në Facebook’
24/06/2026 13:54

Në sfondin e revolucionit të flamingove që prej tre javësh kërkon largimin e të majtëve nga pushteti dhe zërat kritikë që janë shtuar të radhët e socialistëve, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve për të vendosur pikat mbi ‘i’ dhe për të dhënë udhëzime sa i takon situatës ku ndodhet Partia Socialiste, 35 vite pas themelimit të saj. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Rama i konsideroi protestat qytetare, më shumë një luftë digjitale, dhe i udhëzoi të tijët të jenë më shumë prezentë në rrjetet sociale e të mbajnë qëndrime publike. Po të njëjtën kërkesë Rama pati edhe në mbledhjen e zgjeruar mes grupit parlamentar dhe qeverisë, që u mbajt pak ditë më parë në Pallatin e Brigadave, dhe gjatë ditëve të fundit është vënë re një përfshirje më e madhe e deputetëve socialistë me reagime për protestuesit e veçanërisht për Dritan Goxhajn, një ditë më parë. Rama kërkoi po ashtu prezencë të shtuar të të majtëve në terren, për të marrë e adresuar problematikat e qytetarëve. Zyra e deputetëve në zonat elektorale pritet të jenë më funksionale dhe takimet e tyre me zgjedhësit të intensifikohen. Të gjitha shqetësimet e mbërritura prej tyre, më pas do të adresohen tek ministrat e kabinetit qeveriat, ku hallkë lidhëse do të jetë zëvendësministri.

Top News- ‘Negociatat kanë kalendar’/ Rama- nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje
18/10 23:09
Top News- ‘Ramës i dështoi skenari’, Berisha reagon për sulmin me gaz në selinë e PD
18/10 23:09
Top News- Gurë te PS, gaz te PD/ Dita e gjashtë e protestës prek edhe selitë e dy partive
18/10 23:01
Top News- Sulmohet komisariati numër 3/ Si u kapën në befasi policët, disa të plagosur
18/10 22:59
Top Channel/Dhuna, reagojnë komunitetet fetare/Bëhen thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog kombëtar
18/10 22:59
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12
Top Channel/ Tensionet në protestë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
18/10 22:04
Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28