Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin ratifikues të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë eurosh mes Shqipërisë dhe SHBA-ve për pajisjet ushtarake. Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se opozita e mbështet në parim marrëveshjen strategjike me SHBA-të, por kundërshton mënyrën e miratimit të saj, duke pretenduar se procedura parlamentare ka shkelur Kushtetutën dhe të drejtat e deputetëve. Bardhi renditi më pas 7 shkeljet që sipas tij ishin kryer nga parlamenti. Qëllimi i PD-së, vijoi më tej Bardhi, është mbrojtja e Kushtetutës dhe miratimit të marrëveshjes sipas standardeve parlamentare. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.