Një ditë pasi Donald Trump fitoi Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Edi Rama u ndal në Budapest, në mbledhjen e 47 liderëve të komunitetit politik europian. Duke ju përgjigjur interesit të mediave për mënyrën sesi ndikon në Shqipëri dhe arenën ndërkombëtare zgjedhja e Donald Trump, president i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rama nënvizoi faktin se shqiptarët janë popull pro-amerikan dhe se mandati i parë i Trump, sipas tij, rezultoi i suksesshëm ndërkombëtarisht.