Biseda informale mes Kryeministrit Edi Rama me Presidentët Donald Trump dhe Vjosa Osmani në përfundim të fjalimeve përshëndetëse në ceremoninë e përuruese të Bordit të Paqes nuk ka shumë të dhëna mbi përmbajtjen. Por, fjala e mbajtur nga kreu i qeverisë shqiptare në këtë bord sugjeron se Rama ka kërkuar ndihmën e Trump për të shpëtuar nga padrejtësitë e Hagës Hashim Thaçin dhe tre udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët prokuroria speciale ka kërkuar nga 45 vite burgim. Rama i kujtoi Presidentit Trump se Thaçi u arrestuan në momentin që do të nënshkruante marrëveshjen historike të paqes së përhershme me Serbinë, ndërmjetësuar nga vetë Donald Trump në mandatin e tij të parë.