Çfarë fsheh Edi Rama me "zero marrëdhënie" shqiptaro-ruse në 66 vite? Kështu e ka titulluar Sali Berisha editorialin e tij në të cilin akuzon kryeministrin Rama se tashmë po vuan nga Sindroma e mohimit dhe se është kthyer në një barsoletë me mashtrimet e tij publike. Berisha bën një parantezë të të gjithë historisë së marrëdhënieve ruso-shqiptare, duke nisur nga dekorimi I ish-presidentit Alfred Moisiu nga Putini e deri tek takimet e Ramës apo të atij vetë, duke përgënjeshtruar qëndrimet e kreut të qeverisë se mes dy vendeve ska pasur marrëdhënie në 66 vitet e fundit.