Top News-Rama justifikon vendimin për ‘Mehmet Akif’/ Opozita kërkon anulimin e tij, përkrah shkollën
23/09/2022 15:52

Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, ka reaguar pas vendimit për të mbyllur Kolegjin MEhmet Akif Ersoy. Sipas Vokshit duhet kundërshtuar politika e vasalitetit, teksa e konsideron si shembje të pluralitetit, ndërsa bën thirrje për tu bashkuar me të prekurit nga ky vendim. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shprehet se nuk ka asnjë qëllim tjetër pas këtij vendimi, pos zbatimit të ligjit.