Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur këtë të diel duke kujtuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Kreu i qeverisë ka publikuar në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale, një video me thëniet e çmuara të Nënë Terezës, përmes zërit të aktores së mirënjohur, Margarita Xhepa. MIRËMËNGJESI… dhe me këtë videokujtesë në Ditën e Shenjtërimit të gruas që u njehsua me dashurinë e Zotit, Nënë Terezës shqiptare, treguar me zërin margaritar të një zonje shqiptare të skenës, Margarita Xhepës, ju uroj një të diel të paqtë", shkruan Rama bashkëngjitur me videon e postuar në rrjetet sociale.