Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me mësues e mësuese në qytetin e Tiranës, me të cilët ndau edhe lajmin e mirë të vijimit me strategjinë e rritjes së pagave. Duke sjellë në vëmendje rritjen prej 30% në mandatin e kaluar dhe prej 40% në këtë aktualin, kryeministri tha se vitin e ardhshëm qeveria ka planifikuar një rritje të ndjeshme të pagave, duke zbuluar edhe detaje.