Pak ditë para se të udhëtojë drejt Greqisë për të marrë pjesë në forumin e 11-të ekonomik të Delphi-t, kryeminsitri Edi Rama dha një intervistën për median greke “Kathimerini”. I pyetur për çështjen e pronave të pakicës greke, shefi i ekzekutivit u shpreh se ky problem nuk lidhet specifikisht me minoritetin grek, por prek të gjithë qytetarët në Shqipëri njësoj për shkak të një trashëgimie shumë të vështirë historike. Një koment Rama e pati edhe për Himarën dhe eurodeputetin grek, Fredi Belerin.