Kryeministri Edi Rama u ndal, këtë të diel, në një market të kryeqytetit, për të inspektuar respektimin e çmimeve të produkteve bazë të shportës të dakordësuar nga Bordi i Monitorimit dhe Transparencës për produktet e shportës. Gjatë takimin me shitësit e marketit, kreu i qeverisë Edi Rama, u shpreh se në këtë moment të ngërcit ekonomik që ka shtrirë efektet në Shqipëri, duhet të mbahet një marzh fitimi sa më minimal dhe të mos ketë abuzime me çmimet e vendosura për produktet bazë të shportës.