Pavarësisht qëndrimit të pandryshuar të Kievit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, Shqipëria qëndron krah Ukrainës në luftën e saj për liri. Këtë qëndrim mbajti shefi i ekzekutivit, Edi Rama pak ditë pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Beograd, që trazoi ujërat ballkanike e që çoi Kosovën drejt aktit të heqjes së flamurit ukrainas nga qendra e Prishtinës.