Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar. Kryeministri theksoi se PS dhe qeveria janë në luftë me korupsionin, madhje edhe brenda radhëve të tyre. Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë para ministrave dhe grupit të deputetëve, se nuk do të bëhet mburojë as edhe një zyrtari socialist të korruptuar dhe që ka probleme me drejtësinë.