Kryeministri Edi Rama në podkastin e sotëm të “Flasim” foli për protestat në vend. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë përdori si metaforë personazhin Fabrice del Dongo nga romani i Stendalit, për të folur mbi rrezikun e krijimit të bindjeve mbi iluzione dhe informacione të paverifikuara.