Deklarata e Kryeministrit Edi Rama se në formësimin e narrativës së rreme në rrjetet sociale për motivet e protestës në Shqipëri është përfshirë edhe Irani përmes luftës hibride që po zhvilon ndaj vendit tonë ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve në Teheran. I fundit që ka reaguar nga Teherani është zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqai.