Kryeministri Edi Rama shpërndau personalisht kartën e anëtarësimit në Partinë Socialiste për një të moshuar 100-vjeçare në Lushnje. Anëtarësimi i saj simbolik në parti bëhet në kuadër të fushatës së anëtarësimeve të reja, që Rama e ka cilësuar si procesi rienergjizimi të PS-së.