Kryeministri Edi Rama vijon takimet me komunitetin e vogël të shqiptarëve që ndodhen në Japoni. Njëri prej tyre thotë se është nga Nivica e Tepelenës dhe i martuar me një japoneze. Në bashkëbisedim me Kryeministrin, shqiptari thotë se do të kthehet në Shqipëri shumë shpejt dhe të hapë agroturizëm. Rama: Ja ku është flamuri i kudondodhur…në Hiroshima. Nuk është vetëm flamuri, është edhe flamurtari.