Bashkëshorti i ambasadores suedeze në Tiranë, Elsa Håstad e cila është drejt mbylljes së misionit të saj në Shqipëri, ka qenë I ftuari i episodit 13 të podcastit “Flasim” të kryeministrit Rama. Rama tha se intervista me Christof Landor nuk është për ambasadoren, por për artin e tij të të shkruarit, të frymëzuar nga qëndrimi në Shqipëri.