Kryeministri Edi Rama foli për rritjen e çmimit të naftës në podkastin ‘Flasim’ të kësaj të diele. Ai tha se rritja e çmimit për shkak të luftës detyroi ndërhyrjen e qeverisë, teksa paralajmëroi tregtarët se nuk do të tolerojë abuzimet në treg. Rama foli edhe për rritjen ekonomike, që sipas tij deri në vitin 2030 do të zgjerohet me 32 për qind.