Kryeministri Edi Rama foli te Shënimet e Javës këtë të diel për arritjet e Shqipërisë në fushën e turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit. Ai përsëriti qëndrimin e tij se me projektin në Zvërnec do të vijohet përpara, teksa deklaroi se pas protestës nuk qëndrojnë motivet e mbrojtjes së mjedisit, por arsye të tjera.