Fitoren e mandatit të katërt kryeministri Edi Rama e ka lidhur me këmbënguljen e socialistëve dhe punën e pa lodhur ekipore në territor dhe jo mungesën e një opozite efektive. Në intervistën e parë të dhënë për median italiane ‘Corriere’ pas sigurimit të një tjetër katër vjetari në krye të qeverisë, kryesocialisti theksoi se shqiptarët po I besojnë PS për shkak të vizionit që kjo forcë politike ka.