Pas mbledhjes për bashkëqeverisje në qytetin e Lezhës, kryeministri Edi Rama ka ndaluar edhe në sheshin e këtij qyteti për të uruar qytetarët për festat e fundvitit. I shoqëruar nga kreu i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, kryeministri ndaloi edhe tek kiosat e vendosura në shesh, për të provuar disa nga gatimet dhe pijet që shërbehen për qytetarët përgjatë muajit dhjetor. Përmes një vidoeje të publikuar në facebook, kreu i qeverisë shihet teksa porosit qofte zgare në njërën kioskë.