Sulmin e televizionit italian Rai 3 ndaj qeverisë së drejtuar prej tij, kryeministri Edi Rama e konsideron sulm ndaj çdo shqiptari, sulm mbi nderin dhe flamurin kombëtar. Pas reagimeve të shumta në dritaret mediatike italiane, kreu i qeverisë ju drejtua me një mesazh qytetarëve shqiptarë, nga të cilët kërkoi të braktisin ata që i konsideroi ujëra të zeza të politikës dhe medias.