Kryeministri Edi Rama udhëton drejt Ankarasë, për të marrë pjesë në punimet e samitit të NATO-s, i cili vjen në një klimë jo të qetë gjeopolitike, me presidentin amerikan Donald Trump që ka shprehur kritika të forta ndaj aleatëve për mungesën e mbështetjes ndaj operacioneve amerikane në luftën kundër Iranit si dhe pakënaqësive të Uashtingtonit me nivelin e shpenzimeve për mbrojtjen. Mësohet se 36 liderët e shteteve pjesëmarrës në samit, do të priten zyrtarisht nga presidenti turk, Reyep Tayip Erdogan, mes tyre: presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kancelari gjerman, Friedrich Merz, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidenti i këshillit europian, Antonio Costa dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.