Partia Demokratike zhvilloi një tryezë të gjerë diskutimi ku temë kryesore ishte Porti i Durrësit. Kreu demokrat, Sali Berisha tha se pozicioni gjeografik i Shqipërisë e bën atë një nyje kyçe lidhëse me Evropën dhe botën, ndërsa investimet infrastrukturore si Rruga e Kombit dhe projektet hekurudhore e portuale kanë rritur ndjeshëm rëndësinë strategjike të vendit. Por sipas tij Rama ka vendosur ta shkatërrojë këtë gjë dhe të ndërtojë “Dubain” me paratë e krimit. Ai tha se gjithë projekti është haptazi një plaçkitje e pasurisë publike të shqiptarëve. Sipas kreut të PD, Rama po e shkatërron portin e Durrësit.