Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale këtë të shtunë, kryedemokrati Sali Berisha komentoi edhe cështjen e ish shefes së SHISH, Vlora Hysenit. Sipas tij, Hyseni po i kthen reston bashkëpunëtorëve që e tradhtuan. Po ashtu, Berisha i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Ëendt me shpresën se do të japë një ndihmë të madhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.