Drejtoria e Ruajtjes së Organeve të Vetingut ka përballuar me sukses ngarkesën e lartë të Shërbimeve për sigurimin dhe ruajtjen e Komisionerëve, Gjyqtarëve të Kolegjit, objekteve ku ushtrojnë veprimtari organet e vetingut dhe gjatë seancave dëgjimore e gjyqësore. Kjo drejtori ka kryer 271 shërbime sigurie gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaccëm i Apelimit si dhe 1608 shërbime jashtë tirane. Objektet e Rëndësisë së Veçantë, të miratuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, por dhe të tjera që e marrin këtë status përkohësisht kanë dy qëllime sigurie: së pari për të garantuar sigurinë e Personalitetit, në ambientet ku punon, banon apo zhvillon veprimtari dhe së dyti për ruajtjen e pronës publike/shtetërore nga dëmtimet, shkatërrimet, vjedhjet etj.