Kreu i qeverisë Edi Rama do të udhëtojë në 23 mars drejt Brukselit së bashku me një delagacion shqiptar, ku do të jetë pjesë e tryezës së diskutimeve të 30 vendeve të aleancës së NATO-s. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Durrës, kryeministri Rama u shpreh se mbledhja urgjente e NATO-s ka në fokus efektet e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe masat që do të merren për përballimin e saj.