Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë së bashku me kabinetin drejt Prishtinës me 24 Qershor për mbledhjen e përbashkët qeverisë së Kosovës dhe e Shqipërisë. Top Neës mëson përmes burimeve nga Ministria e Jashtme se në tryezën e përbashkët do të vihen disa marrëveshje të reja, të cilat po rishikohen nga të dyja palët për ndryshimet e fundit. Ato do të përqendrohen tek elimimi i metejshëm i barrierave tregtare, për të rritur shkëmbimet mes dy vendeve duke patur në fokus krizën e mundshme energjetike dhe ekonomike për shkak të luftës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.