Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar antidemokratik vendimin për të braktisur zgjedhjet vendore, duke shtuar se se veprimi i tyre u bë shkak që në Shqipëri, sipas tij të vendosej monizmi. Në kuadër të turit “Opozita në aksion” teksa ndodhet në Fier, Berisha tha se ky veprim i opozitës duhet korigjuar. Ndër të tjera ish-kryeministri tha se Kuvendi i 2 dhjetorit e votoi atë për linjën e mosbindjes civile dhe për betejën pa kthim.