Pas deklaratës së bërë gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe nje herë çështjes së ndarjes së ujërave detare me Greqinë. Kryeministri Rama vuri në dukej se kjo ishtë një çështje që ishte rihapur për diskutim nga pala shqiptare dhe jo nga Greqia, pasi për ata konsiderohej një teme e mbyllur me marrëveshjen e parë të miratuar në kohën e qeverisë Berisha.