Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur konferencën e përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel. Teksa e falënderoi për të gjithë punën e bërë gjatë këtyre viteve për të gjithë rajonin, Rama tha se pa kancelaren Merkel, Ballkani nuk do ishte njësoj siç është sot dhe se procesi i Berlinit i iniciuar prej saj, e ka bërë Ballkanin Perëndimor një vend më të mirë.