Shtrenjtimi i naftës dhe produkteve bazë të shportës, pritet të sjellë një debat të fortë në seancën plenare të 24 marsit mes pozitës dhe opozitës, i cili do të zgjasë për rreth tre orë;. Fill pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve të kryesuar nga Lindita Nikolla u vendos që të mbahet një debat lidhur me rritjen e çmimeve në vend. Kjo kërkesë për mocion u depozitua nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.