Rusia, kohët e fundit, ka përdorur raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, që kanë ardhur nga Koreja e Veriut, për të kryer sulme të shumëfishta mbi Ukrainë, tha shtëpia e bardhë duke cituar të dhëna të reja inteligjence. Zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare, John Kirby, i tha gazetarëve se SHBA do ta ngrejë këtë cështje në këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kirbi e quajti transferimin e armëve koreanoveriore në rusi, një përshkallëzim domethënës dhe shqqetësues dhe tha se SHBA do të vendoste sanksione shtesë kundër atyre që mundësojnë marrëveshjet për armët.