India ka sulmuar me raketa gjashtë lokacione në Kashmirin e administruar nga Pakistani, në orët e para të së mërkurës, duke vrarë të paktën 26 njerëz, përfshirë një fëmijë. Lideri i Pakistanit i ka cilësuar sulmet si “akt lufte”. India tha se ka goditur infrastrukturën e përdorur nga militantët e lidhur me sulmin e muajit të kaluar në pjesën e kontrolluar nga India në Kashmir, ku u vranë 26 turistë hindu. Ministria e Mbrojtjes e Indisë theksoi se sulmet kishin në shënjestër të paktën nëntë vende “ku janë planifikuar sulme terroriste kundër Indisë”.