Top News – Raketat e Putinit drejt Polonisë / Ngrihen me urgjencë F16-at, sulm masiv në Ukrainë
15/01/2025 15:50

Polonia, anëtare e NATO-s, ka ngritur me urgjencë avionët e saj luftarakë pas sulmeve ruse me raketa dhe dronë gjatë natës në Ukrainë, tha ushtria e Varshavës të mërkurën. Sulmet ruse me raketa dhe dronë në Ukrainë kanë alarmuar shpesh anëtarët e NATO-s, si Polonia dhe Rumania, që kufizohen me Ukrainën, kur Moska ka shënjestruar rajonet perëndimore të vendit. Anëtarët e NATO-s janë të detyruar kolektivisht t'i përgjigjen me forcë të plotë sulmeve ndaj çdo vendi të aleancës. Dronët dhe raketat që hyjnë në hapësirën ajrore të NATO-s nuk janë trajtuar si sulme ndaj aleancës deri më tani, por autoritetet polake kanë ngritur avionë disa herë në javët e fundit për shkak të sulmeve ajrore të Moskës në Ukrainë. Ushtria polake tha në një deklaratë të publikuar në mediat sociale se avionët luftarakë u ngritën në fluturim, ndërsa mbrojtjet ajrore me bazë tokësore dhe radarët u vendosën në "gjendjen më të lartë të gatishmërisë". “Një tjetër sulm masiv rus”, tha të mërkurën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Është mesi i dimrit dhe objektivi për rusët mbetet i pandryshuar: infrastruktura jonë energjetike”. Forcat ajrore të Ukrainës raportuan alarme ajrore në të gjithë vendin gjatë natës, duke përfshirë në rajonet perëndimore Ivano-Frankivsk dhe Ternopil. Në një deklaratë të mëvonshme, forcat ajrore thanë se Rusia kishte lëshuar një numër raketash balistike dhe raketash lundrimi, si dhe 74 dronë nga vende të ndryshme. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 23 raketa ruse Kh-101 dhe Kh-55, tha Kievi, si dhe tre raketa lundrimi Kalibr dhe 47 dronë sulmues. “Armiku sulmoi objektet energjetike të Ukrainës, në veçanti infrastrukturën e gazit në rajonet Kharkiv, Lviv dhe Ivano-Frankivsk”, tha forcat ajrore. Sulmet ruse erdhën pasi Ukraina kreu valë sulmesh mbi tokën ruse nga e hëna vonë deri të martën, duke goditur shumë rajone ruse me dronë dhe raketa. Kievi shënjestroi depot ruse të karburantit, impiantet kimike dhe asetet e forcave ajrore në një mori sulmesh duke përdorur dronë të prodhimit vendas dhe raketa me rreze të gjatë veprimi të dhëna nga Perëndimi. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sulmet e Ukrainës "nuk do të mbeten pa përgjigje".

Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33