Top News – Raketat e Kim Jong un, më të rrezikshme / Ukraina: Janë përmirësuar me ndihmën e Rusisë
06/02/2025 13:43

Raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi të Koresë së Veriut po bëhen më të sakta pas më shumë se një viti të përdorimit të drejtpërdrejtë luftarak të tyre nga Rusia kundër Ukrainës, sipas një raporti të ri. Moska ka përdorur raketat balistike KN-23 dhe KN-24 të prodhuara nga Koreja e Veriut për të sulmuar Ukrainën për më shumë se një vit, të kombinuara zakonisht me raketa të prodhimit vendas të Moskës dhe sulme me dronë. Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është bërë një burim kryesor i raketave, artilerisë dhe personelit për përpjekjet luftarake të presidentit rus Vladimir Putin kundër fqinjit të tij, një marrëdhënie që Uashingtoni dhe Seuli po e vëzhgojnë nga afër. "Problemi më i madh me të cilin po përballemi është ai që vjen nga Koreja e Veriut," tha në shtator gjeneral-lejtnanti Kyrylo Budanov, kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës GUR. Më vonë gjatë vitit, GUR tha se Rusia kishte marrë më shumë se 100 raketa balistike nga Koreja e Veriut. Përdorimi i raketave të Phenianit në luftime i ofroi Koresë së Veriut një shans për të parë se si funksiononte teknologjia e saj në një mjedis lufte dhe mundësinë për të modifikuar dhe përmirësuar armët. Kjo është veçanërisht shqetësuese për Korenë e Jugut, pasi marrëdhëniet midis dy shteteve në gadishullin Korean përkeqësohen. Dy burime të larta ukrainase i thanë ndërkohë agjencisë së lajmeve Reuters të enjten se raketat balistike të Koresë së Veriut të përdorura kundër Ukrainës nga Moska që nga fundi i vitit të kaluar kanë qenë shumë më të sakta se ato të përdorura në sulmet e mëparshme në 2024.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42