Rusia ka dorëzuar Bjellorusisë të martën sistemin raketor Iskander, i cili mund të përdoret për të lëshuar raketa konvencionale dhe bërthamore ndërkohë që Finlanda anëtarësohet zyrtarisht në NATO. Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoygu gjatë një konference me udhëheqjen e forcave të armatosura të vendit tha më tej se disa nga avionët ushtarakë të Minskut kanë aftësinë për të goditur objektivat e armikut me raketa bërthamore.