Top News/ Raketa kundërajrore për ushtarë…Zbulohet marrëveshja mes Rusisë dhe Koresë së Veriut
22/11/2024 11:33

Rusia ka furnizuar Korenë e Veriut me raketa kundërajrore në këmbim të marrjes së mijëra trupave koreanoveriore, tha të premten një zyrtar i lartë i Koresë së Jugut. Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe vende të tjera thonë se Koreja e Veriut ia ka dërguar më shumë se 10.000 trupa Rusisë, për ta ndihmuar në luftën kundër Ukrainës. Se çfarë do t’i jepte Rusia Koresë së Veriut në këmbim ka qenë qendër të vëmendjes. Drejtori për Siguri Kombëtare i Koresë së Jugut, Shin Ëonsik, tha për televizionin SBS të premten se Seuli ka gjetur se Rusia i ka dhënë raketa kundërajrore dhe pajisje të tjera Phenianit, për ta ndihmuar ta përforcojë rrjetin e mbrojtjes ajrore. Shin thotë se Rusia i ka dhënë edhe mbështetje të shumëllojshme ekonomike Koresë së Veriut. Seuli dhe Uashingtoni kanë shprehur shqetësimin e tyre se Rusia mund t’i dërgojë Koresë së Veriut teknologji të ndjeshme bërthamore dhe raketore. Agjencia e Inteligjencës e Koresë së Jugut njoftoi ligjvënësit të mërkurën se Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë së voni sisteme shtesë artilerie. Muajin e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës tha se Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 13.000 kontejnerë me artileri, raketa dhe armë të tjera konvencionale në Rusi prej gushtit të vitit 2023, për t’i ndihmuar Moskës t’i plotësojë rezervat e armatimit gjithnjë e më të pakësuar. Në fillim të kësaj jave, Koreja e Veriut dhe Rusia arritën një marrëveshje të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik pas bisedimeve të nivelit të lartë në Phenian, sipas mediave shtetërore të të dyja vendeve.

Top Channel/ Zjarri përfshin një sipërfaqe me barishte pranë Novoselës, zjarrfikësit në vendngjarje
28/09 21:16
Top Channel/ Artistët kërkojnë të ardhurat, debati në Komisionin e Kulturës: Suada nuk funksionon
28/09 20:06
Top Channel/ Aksidentet u rritën këtë vit, 8-mujori me 983 aksidente, 6.2% më shumë se vjet
28/09 20:03
Top Channel/ PS rrëzon “hartën” e PD për 100 bashki, nuk u miratua në Kuvend
28/09 20:00
Top Channel/ Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë drejtuesi i ri i SHISH dhe kreu i SPAK
28/09 19:57
Top Channel/ Ngacmonte nxënësen 13 vjeçe, arrestohet mësuesi 60-vjecar në Lushnjë, banorët të tronditur
28/09 19:56
Top Channel/ BE “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon planin për integrim më të shpejtë
28/09 19:54
Top Channel/ ‘Sa pyetje ke ti, bjeri shkurt?’ Manja-Korreshit: Bëj sa të duash vetëm mbaro dhe…
28/09 19:38
Top News- Sirenat e zjarrfikëses kumbojnë në Elbasan, “shpërthen” në flakë makina
28/09 19:03
Top Channel/ Makina shkrumbohet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët në panik
28/09 18:55
Top Channel/ Zjarri në Kreshpan, banori: Në kohën e Enverit bëheshin kavaleta kashte, pse tani…
28/09 18:52
Top Channel/ Vijon zjarri në Kreshpan, shoqërohen 3 persona të dyshuar për zjarrvënie
28/09 18:44
Top News- Shqipëria prezantohet me 17 startup-e në Bits & Pretzels 2026 në Mynih
28/09 18:41
Top Channel/ Zjarr në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era ndihmon në përhapjen e flakëve
28/09 17:45
Top News – Baste pranë shkollave/ Zbulohen lokale me lojëra fati, kapen 8 persona
28/09 17:30
Top News – Integrimi, Shqipëria në metrat e fundit. McAllister: Tani detyrë…
28/09 17:05
Top News – Edhe Laert Haxhiu në Kushtetuese / Kërkon rigjykim-Më janë shkelur të drejtat nga GJKKO
28/09 16:45
Top News-‘Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro’. Të rinjte tentojnë mashtrimin e Dukës
28/09 16:45
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53