Koreja e veriut ka lëshuar disa raketa kruiz drejt detit, në brigjet e saj perëndimore, të mërkurën, tha shtabi i ushtrisë së koresë së jugut, në shenjën më të fundit të tensioneve të shtuara në gadishullin korean. Raketat u lëshuan në orën 7 të mëngjesit të së mërkurës dhe gjithcka po analizohet tani nga inteligjenca koreanojugore dhe ajo amerikane. Shtabi i ushtrisë koreanojugore nuk saktësoi se sa raketa ishin lëshuar por tha se aktivitetet e mëtejshme nga veriu bërthamor po monitorohen. Ndërsa sanksionet e këshillit të sigurimit të kombeve të bashkuara që kanë në shënjestër prodhimin e armëve të veriut, nuk ndalojnë testimin e raketave kruiz konvencionale, ministri i mbrojtjes i koresë së jugut, shin Von Sik, dënoi testimet duke i konsideruar ato një kërcënim serioz për vendin e tij. Gjatë një vizite në një pnjësinë e avionëve luftarakë F-35 në vend, ai paralajmëroi se regjimi i liderit koreanoverior do të përballej me vdekjen nëse do të niste një luftë.