Top News/ Raketa e Huthit godet anijen britanike/ Ekuipazhi në det, rebelët rrëzojnë dronin amerikan
19/02/2024 12:09

Lëvizja Huthi e mbështetur nga Irani pretendon se ka goditur me raketë një anije mallrash në pronësi britanike dhe ka rrëzuar një dron amerikan në detin e kuq. Ekuipazhi i anijes Rubymar u detyrua të braktiste mjetin pasi u vu nën sulm pranë brigjeve të jemenit. Një zëdhënës i Huthit lexoi një deklaratë ku thuhej se anija ishte goditur me raketa të fuqishme dhe tani po rrezikon mbytjen. “Trupat detare të forcave të armatosura të jemenit kryen një operacion specifik ushtarak duke marrë në shënjestër anijen britanike Rubymar me një numër raketash detare. Si rezultat i dëmeve të pësuara, anija rrezikon tani mbytjen”. Një deklaratë nga operacionet e tregtisë detare të britanisë së madhe, nënvizonte se zyrtarët kishin marrë një raport për një incident në detin e kuq. Autoritetet ushtarake kanë bërë të ditur ndërkohë se ekuipazhi ka braktisur anijen. Ndërkohë, zëdhënësi i Huthit tha edhe se rebelët kanë rrëzuar një dron amerikan MQ-9 Reaper, mbi al Hudaydah. “Me ndihmën e zotit, forca jonë ajrore rrëzoi një dron amerikan, dhe e bëri këtë me një raketë të përshtatshme. Droni ishte në mision armiqësor kundër vendit tonë, për llogari të një entiteti armik”, tha zëdhënësi. Kjo vjen në mesin e tensioneve në rritje në detin e kuq ndërsa huthit e mbështetur nga Irani po kryejnë sulme të përsëritura me dronë dhe raketa mbi anijet e lidhura me izraelin. Sulmet e mëparshme, kanë dëmtuar ndjeshëm tregtinë detare pasi kanë marrë në shënjestër trajektoret e lundrimit nga ku kalon 15 për qind e trafikut detar të botës.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37