Top News – Raketa 7.5 tonëshe kundër Putinit / 007 britanike: Gjithnjë e më shumë sulme në Rusi
20/08/2023 14:50

Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin më të fundit të inteligjencës njoftoi se gjithnjë e më shumë raketa SA-5 Gammon po sulmojnë Rusinë dhe se tani dronët po godasin rregullisht Moskën. “Sulmet ndaj Rusisë janë të një rëndësie strategjike sepse Vladimir Putin besonte se lufta në Ukrainë do të kishte pak pasoja të drejtpërdrejta tek njerëzit e zakonshëm në Rusi”, tha ministria. Duke folur për raketat SA-5 Gammon, ministria britanike e mbrojtjes tha se ajo është një armë e kohës sovjetike, me peshë 7.5 tonë dhe 11 metra e gjatë. “Ajo armë nuk i shërben më Ukrainës për mbrojtjen ajrore, por tani me sa duket përdoret si një raketë balistike për sulmet ndaj Rusisë”, raportojnë britanikët. “Presioni ka të ngjarë të bjerë veçanërisht mbi shefin e shtabit të VKS-së, gjenerallejtënant Viktor Afzalov. Komandanti i përgjithshëm i VKS, gjeneral Sergey Surovikin, dyshohet se është arrestuar në lidhje me Ëagnerin. I cili organizoi një kryengritje të shkurtër në muajin qershor”. “Me gamën e kërcënimeve që depërtojnë më tej në Rusi në muajt e fundit në rritje, udhëheqja e Forcave Ajrore Ruse ka të ngjarë të jetë nën presion të konsiderueshëm për të përmirësuar mbrojtjen ajrore mbi pjesët perëndimore të vendit”, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB