Ukraina ka sulmuar të paktën dy rafineri të mëdha të naftës brenda Rusisë, përfshirë një që gjendet 1.400 kilometra larg nga vijat e frontit. Zyrtarët në rajonin e Bashkortostanit, thellë brenda Rusisë, thanë se kishte shpërthyer zjarr në një prej rafinerive më të mëdha të naftës që gjendet në qytetin Ufa. Sipas zyrtarëve, zjarri shpërtheu pasi copëzat e dy dronëve ranë mbi ndërtesë. “Dy dronët e rrëzuar ranë në hapësirën e ndërtesës”, shkroi në Telegram kreu i rajonit rus të Bashkortostanit.