Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës nuk ka nisur asnjë hetim mbi pretendimet e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se Millan Radoiçiç, ish-kryetar i Listës Serbe në Kosovë, ka siguruar armë, municione dhe eksplozivë nga Tuzla, arsenal ky që më 24 shtator u përdor në një sulm kundër policisë së Kosovës në Banjskë.