Një grup studentësh u mblodhën të hënën para selisë së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Beograd duke kërkuar akses në listën zgjedhore. Studentët njoftuan se duan akses në listën e votuesve për ta kontrolluar atë, pasi organizata vendase dhe evropiane që vëzhguan zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor shprehën dyshime për rregullsinë e tyre.