Top News – Radhë të gjata për vaksinën/ Kosovë, vazhdon procesi i imunizimit të popullatës
14/05/2021 11:28

Radhë të gjata qytetarësh janë regjistruar edhe të premten para sallës 1 tetori në prishtinë ku po vijon procesi i imunizimit. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë tha se të premten po vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19 dhe në një njoftim të sajin u tha se në Sallën 1 Tetori në Prishtinë do të mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës. Aty është thënë edhe se grumbullimi i një numri të madh të personave në qendrën e vaksinimit në Prishtinë është rezultat i shkuarjes së qytetarëve të komunave tjera aty. “Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë. Më 12 maj, Kosova ka nisur fazën e dytë të vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç. Vaksinimi në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Këtë javë, Kosova ka marrë edhe mbi 38,000 doza të tjera vaksinash nga Covax, ndërkohë mbi 7,000 doza të tjera i ka siguruar si donacion nga Bashkimi Evropian.

Top News- Kushtetuesja e konsideroi legjitime/ Ambasada Amerikane: Presim bashkëpunim me Qeverinë
25/09 14:44
Top News- Si u vra heroi Afrim Bunjaku / Dalin pamjet e nisjes së sulmit të serbëve në Banjskë
25/09 13:38
Top News- Vizitat në paraburgim tek Thaçi/ Haga lehtëson kufizimet, disa persona mbeten të ndaluar
24/09 15:43
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 15:16
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 12:51
Top Channel/ Nga bllokimi i rrugës me kamionë, tek tërheqja në male: Si ndodhi sulmi i Banjskës!
24/09 12:17
Top News- Tre vite nga sulmi në Banjskë/ Britania mesazh Serbisë: Radoiçiç të shkojë para drejtësisë
24/09 10:33
Top Channel/ Kushtetuesja konfirmon qeverinë! Kosovë, afat deri më 6 tetor për presidentit
23/09 20:04
Top News- Kurti do përgjithmonë amerikanët / Kryeministri përsërit ofertën për bazën e ‘Bondsteel’
23/09 16:22
Top News – Kuvendi u konstituua me vonesë. Kushtetuesja i jep të drejtë PDK, por nuk prek Qeverinë
23/09 16:20
Top Channel/ 11 varreza masive të luftës: Kosova kërkon gërrmime të reja në Serbi!
23/09 11:52
Top News- ‘Apeli ta korrigjojë aktgjykimin’/ Kurti: Dënimet për krerët e UÇK të padrejta
23/09 11:13
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Kosovë, tubim kombëtar më 1 tetor
22/09 19:53
Top News – ‘Liria ka emër’ marshon në Bruksel. Strategjia kundër Hagës, tubime dhe peticione
22/09 15:51
Top Channel/ Nisma për ndryshimin e ligjit për Specialen, analistët: A e bën dot vetë Kosova?!
22/09 11:09
Top Channel/ EULEX,“jo më” në Kosovë”:Prishtina të rishikojë marrëdhëniet me misionet ndërkombëtare!
22/09 11:08
Top Channel/ LVV vendos “kushte” për Hagën: Presim kushtetuesen
21/09 22:54
Top Channel/ PDK: Ndryshim të ligjit për Hagën. Nisma vjen pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
21/09 15:35
Top News- Studentët protestojnë në Prishtinë/ Mbështetje krerëve të UÇK, ‘historia nuk tjetërsohet’
21/09 15:00
Top News- Varrezat masive në Zubin Potok/ Idriz Rrecaj, i identifikuari i grupit të intelektualëve
21/09 12:51