Pasditën e të dielës qyteti i Elbasanit është paralizuar për disa orë, duke krijuar shumë radhë kilometrike makinash. Përmes disa pamjeve të mbërritura në TopNews, trafiku është tepër i rënduar ndërsa radha e makinave ka shkuar deri në 15 km. Trafiku nis nga rruga e daljes për në Librazhd e deri në Bradashesh.