Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit ka dhënë një kontribut prej 10 000 dollarësh, për familjarët e Dëshmorit të Atdheut Allaman Dervishi. Kontributi u dorëzua në njëë takim të mbajtur këtë të martë mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe kryetarit të kësaj shoqate Elton Shametaj.