Top News/ Qyteti ukrainas është karbonizuar/ Shkatërrim në Chasiv Yar, një ndërtesë e vetme në këmbë
02/05/2024 14:45

Muaj të tërë sulmesh të pandalura të artilerisë ruse kanë shkatërruar një qytet strategjik në Ukrainën lindore dhe pamjet e marra me dronë, ngja agjencitë e lajmeve, tregojnë se vetëm një ndërtesë e vetme ka mbetur në këmbë. Gjithcka tjetër, shtëpi, zyra, biznese etj, janë shkrumbuar në qytetin që dikur kishte një popullatë prej 12 mijë banorësh. Pamjet nga Chasiv Yar ngjasonin me skena apokaliptike. Shkatërrimi ishte i ngjashëm me atë që është parë në qytetet e Bakhmutit dhe Avdiivkas, nga të cilët ukraina u tërhoq pas muajsh luftime të ashpra. Qyteti me rëndësi strategjike është sulmuar nga forcat ruse prej muajsh. Marrja e tij do t'i jepte Rusisë kontrollin e një kodre nga e cila mund të sulmojë qytete të tjera që formojnë shtyllën kurrizore të mbrojtjes lindore të Ukrainës. Kjo do të hapte rrugën për një ofensivë potencialisht më të gjerë ruse që zyrtarët ukrainas thonë se mund të vijë që në fillim të këtij muaji. Rusia nisi një seri sulmesh ndaj trupave ukrainase të Chasiv Yar-it, që kanë mbetur pa municion, ndërkohë që presin që SHBA-ja dhe aleatët e tjerë të sjellin armët e reja. Radhët me blloqe apartamentesh në Chasiv Yar janë nxirë nga zjarret, janë shpuar nga plumbat e predhat ose janë shndërruar në grumbuj mbeturinash. Shtëpitë dhe ndërtesat janë shkatërruar. Kupola e artë e një kishe ka mbetur e paprekur, por ndërtesa duket e dëmtuar rëndë. Asnjë ushtar apo civil nuk shihet në pamjet ekskluzive të asociated press, përvec një njeriu të vetëm që ecte mes një rruge, pas ndërtesave të shkatërruara. Guvernatori rajonal Vadym Filashkin tha të dielën në TV ukrainas se 682 banorë kanë mbajtur në Chasiv Yar dhe jetojnë në "kushte shumë të vështira".

Top Channel/ Skadon traktati bërthamor, pas gjysmë shekulli SHBA e Rusia pa marrëveshje
05/02 23:18
Top Channel/ Hetimi për “turizmin e snajperëve”, Një italian, do të merret në pyetje
05/02 23:03
Top News- Breshëri plumbash drejt policisë, luftë e egër në SHBA aq sa rrëzohet dhe helikopteri
05/02 23:00
Top News- Turqia nuk do luftë në Lindjen e Mesme, Erdogan ul SHBA dhe Iranin në bisedime
05/02 22:47
Top News-SHBA dialog ushtarak me Rusinë, Uashingtoni dhe Moska afrohen mes tyre/ Evropa pa mbrojtje
05/02 22:43
Top Channel/ Bisedimet Rusi-Ukrainë, arrihet marrëveshje për shkëmbim të burgosurish
05/02 20:01
Top Channel/ Zelensky, bilanc dramatik: Ukraina ka humbur 55 mijë ushtarë në luftë!
05/02 15:09
Top News – I kërkon ndjesë viktimave të Epstein / Starmer: Mandelson gënjeu për lidhjet
05/02 15:06
Top News – Llogari naziste në bankën zvicerane / Zbulohen plot 900, dosjet mbahen të fshehura
05/02 14:47
Top News – SpaceX me pronësi kineze…!? Pentagoni nis hetimin, lëshohet alarmi në SHBA
05/02 14:47
Top News – Epstein, aset i inteligjencës ruse…! Kremlini hedh poshtë pretendimet: Mos bëni shaka
05/02 14:40
Top News – Washington Post në ‘spirale vdekjeje’ / Shkurtime masive nga puna në gazetën e famshme
05/02 14:05
Top News – Ukrainë-Rusi, dita e dytë e bisedimeve/ ‘Takime produktive’ në Abu Dhabi, ‘larg dhe afër’
05/02 14:03
Top News- Trump ka sulmuar shtyllat e demokracisë / Paralajmëron Human Rights Watch: SHBA në pikiatë
05/02 13:54
Top Channel/ Dosjet Epstein, Starmer kërkon falje: “Besova gënjeshtrat e Mandelsonit”!
05/02 13:53
Top News – Viktimat e pedofilit Epstein. Dosja i zbuloi, Shtëpia e Bardhë tërheq mijëra dokumente
05/02 13:38
Top Channel/ Xi Jinping paralajmëron Donald Trump: “Kujdes me armët që i dërgoni Tajvanit”!
05/02 12:19
Top News- ‘Turistët snajperistë’ në Sarajevë/ Prokurorët në Milano marrin nën hetim një 80-vjeçar
05/02 11:50
Top News – Trump kërcënon Ajatollahun e Iranit: ‘Lideri suprem duhet të jetë shumë i shqetësuar’
05/02 11:43
Top News – Xi Jinping paralajmëron Trumpin: Kujdes kur furnizon me armë Tajvanin…!
05/02 11:43
DIGITALB DIGITALB